Celulari dhe fëmijët/ A është vërtet “nëna” e të gjitha të këqijave?

Nëse nuk rri i lidhur me moshatarët, veçanërisht pas moshës 14 vjeç, ke humb kontaktin; nëse nuk je në rrjetet sociale dhe nuk bisedoni me askënd, ndihesh i lënë mënjanë…

Në vend që të flasim për ndalime, duhet të flasim se çfarë do të thotë të dëgjosh fëmijët, të përshtatesh me mënyrën si funksionojnë sot, dhe jo “siç ishim ne”. Bota ka ndryshuar. Duhet të fokusohemi në sferën emocionale, tek pyetja “si je?”. Ne kemi eliminuar dhimbjen nga bisedat tona në tavolina, në sheshe, nuk flasim për ndjesitë e pakëndshme, emocionet negative.

Pikërisht tek ky mohim i trishtimit, zemërimit, tek kjo dëshirë për të thënë që “çdo gjë është në rregull” edhe kur nuk është, mund të jetë burimi i gjendjes së adoleshentëve sot. Sollëm një brez në botë duke premtuar se do të jemi shumë afër tyre dhe do t’i dëgjojmë. Pastaj, nuk ia dalim. Sidomos kur ato që ata duan të na tregojnë është: dhimbje, siklet, vuajtje, lodhje. / bota.al

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

PËRFITIMET E JASHTËZAKONSHME QË MARRIM NGA LEXIMI ME ZË