Arti Lushi: Nuk pata nevojë për fillin tënd, Ariadne

Nuk pata nevojë për fillin tënd, Ariadne.
Me thikë preva veten
Dhe gjurmët e gjakut shtegun drejt dritës ma rrëfyen.
Jerm, kurrgjë nuk mbaj mend,
A vrava a më vranë.

Në dalje, një bishë me kostum e kravatë,
Me shenjë ma bëri të pres
Gjersa telefonatën ta mbaronte.
Dhe në frymën e fundit, ai m’u qas
“Merre lehtë. Ti je një prej nesh tashmë.”

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTI LUSHI: LULET E SHEGËS