Dy poezi nga Zyrafete Manaj: Kur më merr malli…

zyrafete manaj

Ju ftojmë t’i lexoni në vazhdim dy poezi të poetes, Zyrafete Manaj:

Nana

te pragu të erdha dhe ta pash’ fërkemën
u treta në kujtimin e mbledhur nyje
jehu i zërit kumbon në mua
bijë moj bijë…

e kapa në grushta
mallin e zanun droçkë në mua
ah!
lodhjen ta dëgjoja nëpër ditë të lodhshme.

gur themeli në sytë e mi.

Kur më merr malli

E shtrydhi lotin e nxehur nga zjarrmia
e kthej në dromca kohe
i za andrrat e mija
në cepat e shpisë së vjetër
që nga fëmijëria.

Kur më merr malli për një kohë tjetër.

ObserverKult


Lexo edhe:

“DASHURIA IME”, POEZI NGA ZYRAFETE MANAJ