Musa Vyshka: Nuk di, të dhimbsesha apo më doje…

maria

Poezi nga Musa Vyshka

Në fund të arkës… një këmishë e vjetër.
Është vetë ajo e s’mund të jetë tjetër.

Ajo, praruar me mijëra ylberë.
Kurseva plot një verë për ta blerë.

E prita ditën të ma shihje ti,
Por, kur e vesha, qielli krejt u nxi.

Ti pas rrëkeve heshtur më shikojë.
Nuk di: të dhimbsesha apo më doje.

Ai shikim i heshtur s’di ç’më tha.
Rrëke e fundit mbi këmishë ra.

E shoh aty, të heshtur, krejt të kalbur,
Por mua flokët sot më janë zbardhur.

E shoh dhe s’di ç’të bëj me të tani:
Ta djeg apo ta vesh, të dal në shi

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

ÇFARË SHKRUANTE MARTIN CAMAJ PËR POEZINË E ISMAIL KADARESË MË 1957- IRONI APO VLERËSIM?

Cilido që ka jetue larg Shqipnis gjatë këtyne vjetve të fundit dhe befas ballafaqohet me botimet e reja letrare, mbetet i shtanguem para sasis së madhe të tyne: revista mujore të vllimshme, romane, përmbledhje vjerrshash, drame dhe përkthime me shumicë. Por, me të parin shikim të përjashtëm dhe mandej tue i shfletue, vetëm nga veshja tipografike, kujtohemi se pushteti i ep nji randsi të madhe sasis së prodhimit edhe se nuk kujdesohet – apo i mungojnë mjetet? – t’u vejë në dorë lexuesëve botime të pregatituna si u kanë hije veprave letrare, ashtu si shofim se bahet gjithkund nëpër botë.

Utilitarisht prodhimin e shumtë nuk e dënon kurrkush, madje nji veprimtari këso dore ndoshta ka me ba që libri të depërtojë “deri në katundet ma të lanuna të vendit tonë”, por asgjamangut – mbasi këtu flitet kryesisht në nji seli estetike – ky fakt asht nji shkak lehtsues i ligësht për të mbulue të metat e cilsis artistike. Mun, me të gjithë ata shkrimtarë të rregjistruem në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tiranës, përpjesërisht dhe veçorija kryesore e nji hartimi letrar…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU