Ferhat Ymeri: Elegji

Lindita Ahmeti

(Mikes së dashur Lindita Ahmeti)

Është natë e gjatë
buzë Pacifikut në Amerikë
e druaj se nuk lind dita
pa Linditën
Një za më përshpërit
Kush do ta këndoj këngën?
Cila fjalë magjike do ta ruaj
Pragun e shtëpisë
Së poezisë
Pa Linditën?!
Kush do t’ na ofroj
Mjedra e bluz?
Kush do ta vizitoj
Ishullin adular?
Kush do ta qëndis
Brezin e zonjës?
Kush do ta ujisë
Lulën Alba?
Kush do të përballet vetëm
Me Erosin?

Është natë e thellë me shi
Në Amerikë buzë Pacifikut
Të ftohtë
E nuk di se si do të lind dita
Pa Linditën?!

E Hënë, 8 prill 2024 (Dita e eklipsit)- Në Kent, Washington. Ora 23

ObserverKult


Lexo edhe:

LINDITA AHMETI: TE STANI