
Më 8 qershor, në Prishtinë do të mbahet një koncert i veçantë nga Filarmonia dhe Opera e Kosovës, me pjesëmarrjen e sopranos së njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, ka njoftuar Filarmonia dhe Opera e Kosovës.
E vlerësuar për zërin e saj magjepsës dhe interpretimet që prekin zemrat në çdo cep të botës, Ermonela Jaho do të ngjitet në skenë si soliste, e shoqëruar nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës drejtuar nga maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli.
ObserverKult
Lexo edhe:






