Liza Brozi: Për dashurinë që nuk i jam dhënë…

***

Nuk je, as tek duart,
kur i ngroh me frymën time.

Dimrat shkuan e bashkë me to,
një grusht prej meje me:
ëndrra, flokë, kujtesa 72 orëshe…

Më ngjan se kam lindur aq dhe e di,
nuk do ta shoh tranzicionin tënd,
as ti pasqyrën e thyer në sytë e mi.

Ata flasin për një Zot që nuk e kanë,
për një dashuri që nuk i janë dhënë.

Po sikur ti arrinim me kohë trenat,
vonesat, kërkim faljet, a do të kishim vdekur?
Sot numëroj një venë më pak, vonesat e mia
dhe dashurinë që nuk i jam dhënë.

Zot, mos më dërgo askund!

Unë jam më pak se shtatë minuta.
Gjithsej, jam më pak!

ObserverKult


Lexo edhe:

LIZA BROZI: A DO TË SHIHEMI PARA FUNDIT?