
Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatori Mark Pashku.
Mark Lucgjonaj, i njohur me emrin e pendës si Mark Pashku, studimet themelore universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë-Universitetin e Prishtinës, drejtimi Letërsi shqipe, ndërsa ato post-diplomike, master, i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, për etnologji dhe letërsi.
Ai është autor i këtyre veprave të vlerësuara artistike:
“Zhurma e mendimeve”, poezi, (2014), i përkthyer në gjuhën malazeze,
“Fshati i heshtjes”, roman, (2016), i përkthyer në gjuhën gjermane,
“Ligji i maskave”, roman, (2017),
“Humbja”, roman, (2022), fitues i çmimit prestigjioz “Rexhai Surroi”, i përkthyer në gjuhën angleze, franceze dhe malazeze,
“Livia”, roman, (2024).
Mark Pashku është një nga zërat e çmueshëm të gjeneratës së re të krijuesve shqiptarë që do ta nderojë festivalin me praninë e tij, bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e parë të festivalit (04.11.2025, ora 18:00).
Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
ObserverKult
Lexo edhe:






