
Leximi tashmë është akt rezistence, mënyrë për ta ruajtur mendimin, ndjeshmërinë dhe kujtesën.
Këto 20 thënie, nga autorë të ndryshëm të botës, janë një ftesë për t’u rikthyer te libri si përvojë intime dhe universale. Secila prej tyre është një kujtesë se leximi nuk ta ndryshon vetëm ditën, por jetën.
1.“Librat janë magji e bartshme.” – Stephen King
2.“Librat janë aeroplani, treni dhe rruga. Janë udhëtimi dhe destinacioni. Janë shtëpia.” – Anna Quindlen
3.“Një libër i mirë është një dhuratë që mund ta hapësh sërish e sërish.” – Garrison Keillor
4.“Njeriu që nuk lexon libra të mirë s’ka shumë përparësi ndaj atij që s’mund të lexojë fare.” – Mark Twain
5.“Në një libër të mirë, më e mira fshihet mes rreshtash.” – Fjalë e urtë suedeze
6.“Mendojmë se dhimbja jonë është unike, derisa lexojmë.” – James Baldwin
7.“Të mësosh të lexosh është si të ndezësh zjarr; çdo rrokje është një shkëndijë.” – Victor Hugo
8.“S’jetoj dot pa libra.” – Thomas Jefferson
9.“Librat janë pasurim më i madh se të gjitha thesaret e piratëve.” – Walt Disney
10.“Disa libra janë aq të njohur, sa t’i lexosh është si të kthehesh në shtëpi.” – Louisa May Alcott
11.“Libri është një mik që të pret gjithmonë në të njëjtin vend.” – Autor anonim
12.“Leximi është si të marrësh frymë brenda; shkrimi është si të nxjerrësh frymën jashtë.” – Pam Allyn
13.“Librat tregojnë se mendimet ‘origjinale’ nuk janë aq të reja sa mendojmë.” – Abraham Lincoln
14.“Kur kam një libër me vete, nuk ndihem kurrë vetëm.” – Charles Bukowski
15.“Librat janë pasqyra e shpirtit.” – Virginia Woolf
16.“Ti mendon se je vetëm, pastaj gjen veten në një faqe libri.” – Alberto Manguel
17.“Librat janë dashnorët më besnikë: i lë, të presin; u kthehesh, të duan prapë.” – John Green
18.“Në kohë errësire, kthehemi te librat për të gjetur fjalë për atë që veçse e ndiejmë.” – Alberto Manguel
19. “Librat janë mënyra më e qetë për ta bërë botën të flasë.” – Carl Sagan
20. “Leximi është mënyra më intime për të dëgjuar një njeri që s’është më.”– Paul Auster
ObserverKult
Lexo edhe:






