
Sa hyri në shtëpi
Pati parandjenjën që e kish tradhtuar e shoqja.
Shenjat ishin aty:
Bredhi qe rrëzuar,
Enët pa larë
Dhe një majmun lodër përplaste kryet në mur.
Hoqi këpucët,
U mbështet në divan,
Dhe duke qëruar një portokall
U ftillua “Po unë nuk kam grua”
U mbush me aromë boje këpucësh.
U ndie mirë.
Vetëm por mirë.
ObserverKult
Lexo edhe:






