
Skenaristi fitues i çmimit Emmy, Dan McGrath, i njohur më së miri për punën e tij në serialet ikonike të animuara si “The Simpsons” dhe “Mission Hill”, u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare.
Shkrimtari i njohur vdiq, pasi pësoi një goditje në tru, tha motra e tij, Gail McGrath Garabadian, për “The Hollywood Reporter”.
Lajmi i trishtueshëm u njoftua nga familja e të ndjerit në “Facebook”:
“Humbëm vëllain tim të mrekullueshëm, Danny. Ai ishte një person i veçantë. Një bir, vëlla, xhaxha dhe mik i jashtëzakonshëm. Zemrat tona janë të thyera”.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHEFI I GOOGLE: MOS I BESONI VERBËRISHT INTELIGJENCËS ARTIFICIALE






