“Hercules” edhe si film artistik- Dua Lipa në rolin e Megit?

Emri i këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke u lakuar nga kompania e madhe filmike “Disney” dhe hiq më pak se sa për rolin e Megit për filmin “Hercules”, raportojnë mediet e huaja.

Ky film deri më tash është i realizuar vetëm në versionin e animuar, dhe se pritjet që po vjen edhe në formatin e filmit artistik janë mjaft të mëdha.

Mbetet të shihet se a do të realizohet ky projekt me rol të luajtur nga Dua Lipa./gazeta temA

ObserverKult


Lexo edhe:

DUA LIPA NË KOPERTINËN E REVISTËS TIME, NË MESIN E 100 NJERËZVE MË ME NDIKIM NË BOTË

Revista “Time” ka publikuar së fundmi listën me emrat e personave më me ndikim në botë. Në këtë listë është edhe emri i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, derisa edhe në ballinë gjendet fotoja e saj.

Dua Lipa, është duke punuar mjaft shumë për albumin e tretë “Radical Optimism” i cili do të lansohet me datë 3 maj. Por para se të lansohet ky album ajo po gëzon vlerësime dhe suksese të pandalshme.

Këngëtarja Patti Smith ka thënë për Dua Lipën se është një yll që po shkëlqen në një botë të rëndë, të guximshme e lozonjare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult