Charles Bukowski: Gruaja që fle

bukowski - gjithmonë


Natën ulem në shtrat
dhe të dëgjoj tek gërhet.
Të takova në një stacion autobusi.
Tash, sodis me habi shpinën tënde
e bardhë deri në pikën sa të jep të përziera dhe shenjuar me quka fëmijërie,
teksa drita derdh dhimbjen e pazgjidhshme të botës
mbi gjumin tënd.

Nuk mund t’i shoh këmbët e tua,
por duhet të besoj se janë
ca këmbka të këndshme.

Kujt i përket?
A je e vërtetë?
Mendoj për lule, kafshë, zogj.
Të gjithë duken më tepër se të mirë
dhe kaq kthjellësisht
të vërtetë.

Por ti s’mund të bësh asgjë
për të mos qenë grua.
Të gjithë jemi të paracaktuar
të jemi diçka.
Merimanga, kuzhinierja, elefanti.
Njëjtë, sikur secili prej nesh
të ishte një pikturë,
varur në mur në ndonjë galeri.

-dhe tani piktura kthehet përmbys,
mbi bërrylin e përkulur
mund të shoh gjysmën e një goje, një sy dhe pothuajse një hundë.

Pjesa tjetër e jotja është e fshehur,
e padukshme,
por unë e di që je
një vepër moderne,
bashkëkohore,
ndoshta jo e pavdekshme,
por ne jemi dashur.

Vazhdo të gërhasësh,
të lutem.

*Nga “Poezi” (1955-1973)

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

Buqetë poezish ujdisun në shqip nga Rielna Paja