Dritëro Agolli: Kur humb një grua

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Kur humb një grua,
Humb një krua
Dhe shkrënd të mbetet vetja.

Kur humb një grua,
Shter një krua
Dhe vdes në zall nga etja

27 janar 1998

ObserverKult


Lexo edhe:

INTERVISTA NDRYSHE E DRITËRO AGOLLIT: DASHURIA ËSHTË NË FILLIM NJË LOT I PËRCËLLUAR, QË KTHEHET NË NJË LUMË TË FLAKTË

Në një intervistë dhënë për “Femra moderne” në vitin 1999, Dritëroi tregonte mënyrën sesi dashurohej nga Sadija, bashkëshortja që nuk iu nda për asnjë moment por dhe për mbesën Anën, ku shpreh urimet e tij se si do donte të jetë Ana kur të rritet.

Zoti Dritëro, nga rinia juaj ç’do të kujtonit me nostalgji?

Do të kujtoja oborrin e fqinjit të shtëpisë sonë, ku dilte mëngjes për mëngjes një vajzë që më dukej shumë e bukur dhe që ishte më e madhe se unë. Dhe tek ujiste trëndafilat e thumboi një bletë dhe iu ënjt faqja. Dhe unë qava se m’u duk sikur do të shëmtohej përgjithmonë. Por, u bë më e bukur.

A keni ndonjë poezi në fletorkën e rinisë, që s’e keni publikuar?

Kam, po janë marrëzira rinie, gjëra të kota. Një nga këto vjersha ka titullin “Sikur” dhe është kjo: Të gjitha asaj do t’ia fal
Dhe shkollën dhe profesorët
Dhe prushin këtu në mangall,
Ku ngrohen rreth tij konviktorët
Sikur të më thotë në agim:
“O Dritkë i dashur, o jetë,
Të pret pragu im
Të vish me torbë të leshtë”!

Van Gogu, për një vajzë, preu veshin. Ju ç’do të bënit për një femër?

Unë për një femër nuk do ta prisja veshin si Van Gogu, por do prisja një pishë për të bërë një djep që të rrisja fëmijë.

Në poezitë tuaja i krahasoni shpesh femrat me fushën, natyrën. Ku e shihni ngjashmërinë?

E shoh ngjashmërinë në bukurinë, begatinë dhe pjellshmërinë doemos dhe në “plotpushtetshmërinë” e pamposhtur, si natyra…

INTERVISTËN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult