Pllakë përkujtimore në nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë…

Lasgush Poradeci dhe vajza e tij, Marie Poradeci

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka banuar në Vjenë, me iniciativë të Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë.

Lajmin e ka dhënë ambasadori në Austri, Fate Velaj, i cili njofton se ceremonia do të zhvillohet më 5 shkurt.

Edhe pse ceremonia për nderimin e figurës së poetit do të jetë zyrtare, vetë familjarët e Lasgush Poradecit nuk janë ftuar. Ka qenë vetë Marie Lasgush Poradeci, e bija, e cila ka thënë se nuk ka marrë një ftesë zyrtare, madje as dhe një njoftim nga kryebashkiaku i Pogradecit, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në Vjenë.

“Sapo me ardhi një informacion nga Ambasadori ynë në Austri, Fate Velaj. Unë nuk kam asnjë ftesë dhe asnjë njoftim nga Kryetari i Bashkisë Pogradec i cili do marrë pjesë në këtë ceremoni me një delegacion zyrtar.
NJOFTIM: Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, pas një pune intensive dhe këmbëngulëse, ka arritur që në shtëpinë ku ka banuar poeti ynë i madh Lasgush Poradeci të vendoset një pllakë përkujtimore. Ceremonia do të zhvillohet më 5 shkurt, në orën 14:30, në adresën: Klosterëiesgasse 74, Graz. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: Elke Kahr – Kryetarja e Bashkisë së Graz-it, Ilir Xhakolli – Kryetari i Bashkisë së Pogradec, me një delegacion zyrtar, Fate Velaj – Ambasador i Shqipërisë në Vjenë”, shkruan Marie në postimin e saj.

ObserverKult


Lexo edhe:

Letra “e panjohur” e Lasgush Poradecit: Mos harro…