reklamë

Cristina Peri Rossi: Nuk do të doja shiu të binte

Nga Cristina Peri Rossi

Nuk do të doja shiu të binte,
të betohem,
shiu të reshte në këtë qytet,
pa ty,
duke ndier pluskimin e shiut
kur bie përdhe,
teksa mendoj për vendin ku ti jeton,
pa mua,
me shiun që bie pareshtur,
mbi të njëjtin qytet.
Mbase flokët të janë lagështitur,
telefonin në dorë ke shtrënguar,
ndonëse nuk e përdor aspak
për të më telefonuar mua,
për të më thënë
“këtë mbrëmje, të dua”.
Përmbytem nga kujtimet e tua,
ndjesë, të lutem,
letërsia mizorisht ma merr shpirtin,
por edhe ti i ngjan asaj shumë mirëfilli.

*Shkëputur nga “Diáspora”, viti 1976

Përzgjodhi e përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

ObserverKult


Lexo edhe: