
U nda nga jeta koreografi i njohur ferizajas, Bajram Tahiri. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e tij.
Një telegram ngushëllimi për vdekjen e tij dërgoi kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se “me dhembje dhe pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë shembullor, artistit të shquar ferizajas, koreografit të mirënjohur, ikonës së AAKV “Kastriotët”, mikut tim, Bajram Tahiri”.
“Bajrami gjithë jetën e tij, dha shembullin e përkushtimit të rrallë, dha dëshmitë më kuptimplote deri në sakrificë për artin, kulturën, trashëgiminë tonë të çmuar kulturore. Ai iku nga bota e të gjallëve, si një zotëri i rrallë mes nesh, por prapa vetës la ngrehinën krenare, lavdinë e veprës së tij, lavdinë e AAKV “Kastriotët”, la prapa vetes një krenari të jashtëzakonshme, gjurmë të pashlyeshme për Ferizajn, ferizajasit e më gjerë”, shkroi Aliu.
Telegrami i plotë
ObserverKult
Lexo edhe:
Ndarja nga jeta e Rezarta Reçit/ Mikesha me lot në sy rrëfen pengun e gazetares






