Catfish McDaris: Kepi i Valentinit

Dashuria është tren që të ka ikur
Stampedo elefantësh
Kanioni i Madh në agim
Dhoma e gjumit e Van Goghut
Ditët e mbara të mbrapshta të trishta qentë macet foshnjat vdekja
E bukur inteligjente magjepsëse intriguese
Kujtim i kujtimit
Shpinë për shpine pas murit dhe ujku
dhe taksidari dhe barkçarësi dhe kërmëngrënësit
Pëshpëritja dhe e qeshura e Mona Lisës
Uragan ëndrrash në greminën e jetës.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

Jeff Weddle: Një letër për Xhevdet Bajrajn