reklamë

Arti Lushi: Një shëtitje me Virgil van Dijk

Kjo ndërtesë që po sheh
Dikur ka qenë një spital ushtarak.

Mjekët dhe infermieret më të zotë
Punonin këtu.
Po këtu vinin të faleshin gjithë shpirtrat
Më të shkëlqyer të kohës.
Ishte, si me thënë, njëfarë Hadi dhe Purgatori,
I pajisur me NIPT, numër fix dhe fax.
Edhe sanitaret dëgjonin muzikë të vërtetë
Dhe i piqnin ftonjtë mbi furnela
Me pak pluhur kanelle përmbi.

Tani, kjo ngrehinë, është një call center.

ObserverKult


Lexo edhe:

Arti Lushi: Rrëfenjë në kundër-kohë