
Ai është formuar me pjesët
më të egra të historisë,
me gënjeshtra që i vërehen
në pamjen e tij prej Pilati.
Ai ka mësuar si ta bëjë tjetrin fajtor
kur tjetri nuk ka lidhje me fajin.
Ai trillon të vërtetat e veta
dhe ato i përdor si shkopinj qortues.
Unë kam përjetuar fundosjen e një kohe
dhe ngritjen e një tjetre.
Kam parë zvetënimin e njeriut,
kalldrëmet e mbuluara me gjak,
me mërzi,
shiun njerëzor formuar prej lotësh,
shndërrimin e njerëzve në re që ikin.
Kam parë njeriun e propagandës
si ka asfiksuar atdheun.
Kam parë si janë krijuar laboratorët e frikës,
ku shartohet njeriu
dhe krijohet njeriu i ri
me pjesët më të egra të historisë.
ObserverKult
Lexo edhe:






