
Dje takova Mohamedin nga Kazablanka.
Më shumë se në Zot, besonte në dashuri.
I rrezitur, me sy të thellë.
Gati për të ndryshuar ligjet e pamoralshme të popullit të tij, vetëm për të njohur një grua ndryshe nga ata që i bëjnë “kurban” natën e parë të martesës.
I qeshur, besonte se fati dhe gruaja nuk ndiqen, por kur vijnë, duhet t’u hapësh derën dhe zemrën, pa i pyetur pse.
Agnostik, me sytë e ngulitur mbi kryqin e qafes time.
Folëm për kopshtet e Babilonisë, Spinozen, Kantin, Monalizën.
Prej ku besonte se emri im kishte lindur si një krijesë e përsosur, e Zotit a e Da Vinçit.
Mu desh t’i shpjegoja se të kalosh nga Shqipëria në Kosovë, është si të kalosh prej një gjysmë zemre në tjetrën, ose si të ngjitesh në katin e dytë të një shtëpie: gjithçka lartësohet.
Tha se në sytë e mi të zinj nuk kishte asgjë raciste dhe se flokët e mi nuk do të bëheshin kurrë litarë për një vrasje.
Po, po, Mohamedi i Kazablankes më zgjidhi një krizë ekzistenciale, atë çast kur mendoja se njerëzit kuptojnë pak, vuajnë pak dhe duan pak.
ObserverKult
Lexo edhe:






