reklamë

Corrado Augias: Injoranca është një burg…

Nga Corrado Augias

Më kujtohet ende pyetja që bëri profesori i Filozofisë ditën e parë në gjimnaz; Për çfarë duhet studimi?! Kush di të përgjigjet?!
Dikush guxoi të jepte ca përgjigje të sjellshme; ” Për t’u rritur mirë” ” Për t’u bërë njerëz të mirë”.

Profesori tundte kokën në shenjë mohimi derisa tha: “Për t’u arratisur nga burgu”.
Ne shihnim njëri-tjetrin të habitur.

“Injoranca është një burg sepse brenda injorancës nuk kupton asgjë dhe nuk di çfarë të bësh. Në këto 5 vite duhet të organizojmë arratisjen më të madhe të shekullit. Nuk do të jetë e lehtë, pasi duan që ju të jeni budallenj, por nëse ju ngjiteni mbi murin e injorancës, do të kuptoni gjithçka pa kërkuar ndihmën e askujt dhe vështirë se ju mashtron kush.”

M’u rikujtua ky episod i paharrueshëm duke lexuar lajmin se vetëm një djalë në njëzet djem arrin të kuptojë një tekst. Mendoj për nëntëmbëdhjetë djemtë e tjerë që e kanë të vështirë arratisjen dhe rrezikojnë burgimin e përjetshëm në injorancë.

Një shtet demokratik duhet t’i shpëtojë sepse është i drejtë shpëtimi i tyre pasi rreziku është shumë i madh: mendjet e dobëta kërkojnë njeriun e fortë.

*Nga muri i Professor X

ObserverKult


Lexo edhe:

I shëmtuar dhe i tallur/ Rrugëtimi jetësor i Chuck Norrisit