
Një studim i fundit sugjeron se qëndrimi vetëm dy javë pa internet mund të ndihmojë në përmirësimin e funksioneve njohëse të trurit, duke rikuperuar efekte që lidhen me rreth 10 vite plakje kognitive.
Sipas kërkimit, përdorimi i tepërt i pajisjeve dhe kryerja e disa aktiviteteve digjitale njëkohësisht, si p.sh. të shikosh televizor, të lëvizësh në telefon dhe të dërgosh mesazhe në të njëjtën kohë, mund të ndikojë negativisht në mënyrën si funksionon truri.
Studimet kanë treguar se personat që bëjnë shpesh “media multitasking”, pra kalojnë vazhdimisht nga një ekran apo detyrë digjitale në tjetrën, priren të performojnë më dobët në testet e kujtesës afatshkurtër, kujtesës afatgjatë dhe përqendrimit krahasuar me ata që e bëjnë më rrallë këtë gjë.
Shkencëtarët shpjegojnë se ndarja e vazhdueshme e vëmendjes mes shumë burimeve informacioni mund ta bëjë më pak efikas procesimin dhe ruajtjen e informacionit në tru. Kur përqendrimi fragmentohet, edhe aftësia për të kujtuar dhe përpunuar informacionin mund të dobësohet.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet mund të ndryshojnë nga një person tek tjetri dhe se shumë faktorë ndikojnë në performancën kognitive. Gjetja kryesore mbetet se përdorimi i tepërt i disa mediave njëkohësisht lidhet me ndryshime në kujtesë dhe vëmendje.
Ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë të demonizohet teknologjia, por të kuptohet se si zakonet tona digjitale mund të ndikojnë në burimet kognitive të trurit dhe në përqendrimin tonë./tema
ObserverKult
Lexo edhe:
Ceremonia e Oscar do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të kërcënimeve me dronë






