reklamë

Rikthehet Festivali i Pranverës në RTSH/ Ja deri kur keni afat për dorëzimin e materialeve muzikore

Një nga eventet më të bukura muzikore shqiptare, ku promovoheshin artistët e rinj shqiptarë, do të rikthehet së shpejti në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

Festivali i Pranverës do të shërbejë si një mundësi e re për këngëtarët që kërkojnë të prezantojnë krijimet e tyre dhe që njëkohësisht premtojnë energji të reja për t’i dhënë jetë festivalit të të rinjve, i cili pritet të hyj e të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare.

Artistët që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të dorëzojnë këngë origjinale, në gjuhën shqipe dhe të papublikuara më parë.

Konkursi është i hapur për të gjithë të interesuarit të moshës 18 deri në 30 vjeç, duke krijuar mundësi reale për të gjithë zërat e rinj. Afati për dorëzimin e materialeve muzikore është nga data 7–13 prill.

Rikthimi i Festivalit të Pranverës, pas një periudhe kaq të gjatë, pritet të sjellë një frymë të re në skenën shqiptare dhe të ngjallë interes tek të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në muzikë./rtsh

ObserverKult


Lexo edhe: