reklamë

Shazim Mehmeti: Jashtë dhe mbrenda meje, ka ra muzgu…

Shazim Mehmeti

Jashtë dhe mbrenda meje, ka ra muzgu.
Kafenenë e dominon nji gjysmëdritë.
Gjithë tavolinat janë përplotë me njerëz,
që hanë, pijnë, thithin tym cigaresh, kuvendojnë.
N’tavolinën pranë vitrinës,
sytë e mi t’lodhun kapin nji grue t’bukur,
që rri disi bukur, kambë mbi kambë.
Dy burrat që janë me të n’tavolinë,
kuvendojnë dhe e hanë me sy atë grue.
E hanë, e hanë… deri n’përpimje.
Nuk u ve faj. Janë burra ata,
dhe ajo grue e bukur asht,
fiks n’moshën e pjekjes.
E kundroj, e analizoj, e dëshiroj atë grue,
atë bukuri t’pjekun,
i shoh edhe ata dy burra fatlumë
që kuvendojnë me të,
dhe bahem xheloz
që nuk jam n’vend t’tyne.
Shfryj ndër vete.
Nuk kam si mos me e formulue këtë mendim:
“Gratë janë si frutat.
Kohën ma të mirë t’ngranies,
e kanë kohën e pjekjes.
Pra, jo aq kur janë t’papjekuna,
dhe jo aq kur i kap vyshkja…”

ObserverKult


Lexo edhe:

Shazim Mehmeti: Në profil dhe sy m’sy