
Gjithçka që prej teje do të doja
është fare pak, fundja
sepse është gjithçka sidoqoftë, në fund të fundit
si qenushi që vërtitet tutje, si një kodër ndoshta,
thjesht gjërat e kota, të përditshmet tona,
kallinjtë, floknaja, gjinjtë,
aroma jote e trupit,
çfarë ti thua për çdo gjë,
bashkë me mua, ose në të kundërt timen,
kaq të pakta janë të gjitha,
e unë i dëshiroj ngaqë ty të dua.
Shikofsh matanë meje përherë,
më dashurofsh me shpërfillje të tërbuar
për të nesërmen,
iu përplastë si fshikullim turinjve
klithma jote e haresë intime, ndonjë shefi të mërzitshëm
në zyrë e në punë,
e ëndja që bashkë kemi ngjizur
na e vulostë lirinë.
Përzgjodhi e përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:






