
Një nga poezitë e mia
vdiq sot,
ashtu siç vdiq nëna, në ditëlindjen time të 26-të.
Pastaj, në ecje shikoj rreth e përqark rrethojave të shkollës
ku mësova si rritet njeriu,
si mbetet me zemër fëmijë.
Dhe po…
ëndërroj shtëpine time
sa e sa herë jam në Llap.
Në ato skuta të fshehta të shpirtit digjet Stromboli,
dhe nis e kujtoj flakën,
mbetur në heshtje deri në ditën e kijametit.
Në këtë kaos, thyej muret,
djeg shtëpinë, shkollën time,
dhe mësoj se durimi duhet të pëlcas si Mali Tambora në 1815.
Për t’u ngjitur në K2,
ta kthej veten time nga maja ku kam nisur.
ObserverKult






