reklamë

Marsel Lela: Liria

Gegnisht dhe pastër:
Liri do me thanë
me shkrujt n’gjethin e parë t’vjeshtës
Poezinë ma t’thjeshtë n’botë.
Erës me ia falë
Që do e përkthejë
në qindra fllade, furtuna e murlane

Për me u këndu
N’gjuhët e dashnorëve të gjithë botës.
Liri do me thanë
duar t’pastra n’xhepat e shkyem t’xhaketës
Ku ermon nji cigare e thyeme;
Andrra që nuk myken sirtareve,
por bahen theror n’lotin e atij që andrron;
Liri do me thanë me udhëtu me nji çantë shpine,
me ngjitë male, me e pi kafen heret.
Nga gjeste t’vogla përbahet liria
Por fitohet veç n’luftëra të mëdha.

ObserverKult


Lexo edhe:

Marsel Lela: Akeldama