reklamë

Enver Sulaj: Një qiell për Ajvaz Shehun

… që sot, pas 27 vjetësh, ai ka një vendprehje…

Do ta filloj me qiellin
Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu
Që sot është errësuar
Është përskuqur
Është vrenjtur-korb
Humnerë pafund…

Po të ishte pranvera – pranverë
E dielli – diell
Sot, ti, Ajvaz, do të ishe hije mbi gurë
Blerim në fushën e përgjakur të Krushës
E përqafim baladash në gjoksin e nënës
Që s’e besoi largimin tënd kurrë…

Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu,
Do ta mbyll me qiellin pafund…
Që është i vogël për ëndrrat tua
Për krahët që shtrihen përtej reve
Përtej mërzisë
Zisë
E syve tu pishë
Këputur një ditë pranvere
Baladë e përjetshme e lirisë.

26 mars 2026

ObserverKult


Lexo edhe:

Enver Sulaj: Në Srebrenicë bie shi