
Dje, ndonëse e paralajmërova,
vajza ime, e anuar nga mbështetësja e divanit,
ra dhe vrau buzën.
Ngaqë e pashë ndodhinë, e dija
se nuk ishte vrarë shumë, por, megjithatë,
gjaku aq i kuq i një fëmije
e bën zemrën e babait të ndalojë.
Bija ime derdhi lot;
I vura pak akull
në buzë
dhe kaq ishte.
Duke i ardhur rreth e rrotull, përkulem dhe e puth.
Dhe përpiqem t’i mësoj asaj si të ketë kujdes;
Kur ajo përpiqet të më mësojë rrezikun.
Në shqip: Irena Dono
ObserverKult
Lexo edhe:
Orkestra “Amadeus” nga Kosova fiton çmimin kryesor në Spanjë






