reklamë

Charles Bukowski: Më mungon

Do doja të ta them…
Do doja të ta shkruaj…
Se më mungon…
Se mendoj për ty…
Por nuk të kërkoj
As nuk të shkruaj fare…
Nuk e di si je…
Dhe më mungon ta di…
Ke plane?
Si ke fjetur?
Çfarë ëndërrove?
Çfarë ke ngrënë?
Do të dalësh?
Do doja të të shihja…
Por nuk kam fuqi…
Dhe mos harro
se të mendoj…
Ti nuk e di…
Por çdo ditë jetoj
dhe shkruaj për ty…
Dhe mbaj mend…
Se të të shoh dhe
të mendoj për ty janë
dy gjëra të ndryshme…
Dhe mendoj për ty…
Por nuk të kërkoj më…

𝗣𝗲̈𝗿𝗸𝘁𝗵𝗲𝘂: 𝗦𝗵𝗽𝗲𝗻𝗱𝗶 𝗦𝗵𝗮𝗸𝗮𝗷

#𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗲𝗿𝗞𝘂𝗹𝘁