reklamë

Gabriela Mujaj: Zot, më ban nji grue të akullt

Po iku
udhën marr drejt trishtimit.

Shiu i lotëve ka vjet që ka pushue
Zemra ime, nga re, u ba hanë.

Kështu…

Avionët që i nisa me lutje drejt Zotit
I hodhi në erë një harresë ruse.

Ti, edhe po të vije si nji predhë
padyshim që do bahej paqe.

Ç’luftë e ftohtë kjo e shpirtit!
( me vitet je ba nji burrë i ftohtë,
Zemra jeme, ala dashuron.
Kur do të bahem grua e ftoftë?).

Në komandën e rreshtit të parë
Rri me shpirt nan dhambë
as ‘des, e as p’shtoj.

O Zot,
Më ban nji grue të ftoftë,
Që mos të ma vrasin zemrën
Nji burrë i akullt.

ObserverKult