Lazër Radi: Gjana që s’mund t’harrohen lehtë!

“Kur më futën në burg lashë gruen me gjithë vajzë,
kur dola prej burgu, gjeta gruen n’burg e vajzën të vdekun…”.

Lazër Radi

A të kujtohet, o grue e dashtun,
helmi i ditëve të çmenduna,
kur na detyronin me vallzue
me pranga ndër kambë e duer?

Asht e mundun të harrohen
dëshirat e shkeluna, qelish t’hedhuna,
fmijtë që lindnim e n’duer na vdisnin,
kur “të lumtunit” i thurnin lavde dhunës?

A thue vallë, s’të kujtohet;
kur me kryq mbi shpinë silleshim
qelive, n’heshtje të përgjakun
pa mujtë un’ t’isha ti, e ti t’ishe un’?

Ndoshta nji ditë kan’ m’u harrue të gjitha
ato që jetën deri n’palcë na e brejtën
kanë m’u harrue edhe vdekjet që s’mundëm me i mbulue,
po s’do ta harrojmë besimin që kishim, e shpresën.

Tiranë, maj 1954

Marrë nga libri “Muret e Muzgut”

ObserverKult


Lexo edhe:

VUAJTJET E FRANÇESK RADIT NË KOMUNIZËM, HISTORIA E TIJ TË RRËQETH

Artistët origjinalë si ai nuk lindin shpesh dhe janë të rrallë. Dhe sigurisht që është dramë, kur kaq të rrallë sa janë, këta artistë lindin dhe në kohën e gabuar siç lindi Françesk Radi në diktaturë.

E megjithatë shpirti i tij artistik mbijetoi. Një kantautori nuk mund t’i marrësh talentin. Një artisti origjinal nuk mund t’i marrësh artin. Por mund t’i marrësh skenën. Dhe këtë, regjimi diktatorial në Shqipëri e bëri me Françesk Radin.

Fill pas diplomimit në Akademinë e Arteve, atë për plot 20 vjet e dërguan në Fushë-Arrëz. Qarkullimi i profesionistëve ishte një procedurë e zakonshme e atyre viteve. Por të dërgoje një nga artistët më të spikatur të brezit të ti ishte çudi.

Kantautorin e parë shqiptar, këngëtarin e parë që shfaqej në skenë me kitarë. Mësues në një vend të vogël- sigurisht nuk ishte pjesë e procedurës. Ishte masa që u mor ndaj artistit që ishte komentuar disa herë për pamjen. Veshjen dhe stilin e tij ndryshe .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult