reklamë

Raymond Carver: Nuk ka nevojë

Shoh njё vend tё lirё nё tavolinё.
Tё kujt? Kush tjetёr? Me kё po tallem?
Barka po pret. Nuk ka nevojё pёr rrema
as pёr erё. E kam lёnё çelёsin
nё tё njёjtin vend. Ti e di ku.
Mё kujto mua dhe tё gjithçka qё bёmё sё bashku.
Tash, mё shtrёngo fort. Kёshtu pra. Puthmё
fort nё buzё. Aty. Tash lermё tё shkoj.
Nuk do tё takohemi mё nё kёtё jetё,
prandaj tash puthmё pёr lamtumirё. Kёtu, puthmё prapё.
Edhe njёherё. Aty. Kjo mjafton.
E tash, e shumёdashura ime, lermё tё shkoj.
Ёshtё koha qё tё nisem.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

Raymond Carver: Pasazh i fundit