
Kur fundit t’i vijë ora
diellin ta kap me dorë
lumenjtë e lotëve mos t’i ushqej më
e shpirti të rrëfehet për shpirtin e tij
Atëherë…
Do t’i hap varret për të
për ofshamat e nanës
për netë 100-vjeçare
dasmën e pabërë
dashninë me buzë të kuqe
pushkën e rëgjosur
andrrat e pranverës
do t’i hap radhazi
n’tokë të babës
Sa për epitafet, ato pas do vjetëve,
shkruani ju
Tek atëherë…
Do t’i pres ata me dy flatra
katër ose me më shumë
të më bartin mes qiejsh
për tek nuri mbi dritë
për të lexuar
Rrëfenjat e mia.
ObserverKult
Lexo edhe:






