
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se filmi “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në seksionin prestigjioz Semaine de la Critique, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.
Sipas Kurtit, kjo është hera e parë që një film kosovar përzgjidhet në këtë seksion shumë konkurrues, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore. Ai gjithashtu ka theksuar suksesin e mëhershëm të Bashollit me filmin “Zgjoi”, i cili kishte fituar çmime të shumta ndërkombëtare, duke e bërë kinematografinë kosovare të njohur në botë.
Filmi “Dua” është mbështetur nga disa institucione ndërkombëtare të rëndësishme të industrisë së filmit.
Postimi i plotë i Albin Kurtit
ObserverKult
Lexo edhe:
Kryeministri, Albin Kurti, uron ekipin e filmit “Shame and Money” pas suksesit në Sundance






