reklamë

Bedri Hamza: Rexhep Qosja kontribuoi në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Hamza ka thënë se vdekja e Qosjes është e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.

“Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë. Në këto momente të rënda për ju, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme.

ObserverKult