
Stinët do të kalben
në një erë të fryrë
nga helmet e braktisjes,
duke e shndërruar pranverën
në një vjeshtë të përjetshme,
loti me sqotën bërë bashkë,
derisa prisni një zog
me krahë të prerë,
pas një dritareje të pazbuluar
nga asnjë perde shprese.
Lërini pasqyrat
që mbajnë për ju
imazhe kujtimesh,
ngarkuar tradhti e largim,
lëreni pas hidhërimin,
ditëve që ju kanë rrëmbyer.
Kërkoni një zog të ri
që t’ju mbajë në krahët e tij
t’jua këndojë dashurinë
më të bukur që meritoni.
Shikohuni në pasqyra të reja,
në të cilat buzëqeshjet e së nesërmes
vizatohen mbi trëndafilat e lindur
pranverave në stinë të mbështjella me pastërti!
ObserverKult
Lexo edhe:






