reklamë

Festivali i Filmit në Kanë/ Emrat e mëdhenj të kinemasë botërore që janë pjesë e jurisë

Demi Moore, regjisorja kineze fituese e Oscar-it, Chloe Zhao dhe aktori suedez, Stellan Skarsgard, janë ndër anëtarët e jurisë së Festivalit të 79-të të Filmit në Kanë. Organizatorët kanë bërë të ditur se eventi i rëndësishëm do të drejtohet nga regjisori koreano-jugor, Park Chan-wook.

Gjithashtu thuhet se juria, e përbërë nga nëntë anëtarë, përfshin gjithashtu skenaristin Paul Laverty, aktorin Isaac de Bankole, regjisoren dhe skenaristen belge Laura Wandel, regjisorin kilian Diego Céspedes dhe producenten Ruth Negga. Ky ekip do të ketë detyrën të vlerësojë 22 filmat në garë dhe të ndajë çmimet kryesore të festivalit, përfshirë Palmën e Artë.

Festivali i Filmit në Kanë do të zhvillohet nga 12 deri më 23 maj 2026. Në edicionin e vitit 2025, çmimin kryesor e fitoi filmi “A Simple Accident” i regjisorit iranian Jafar Panahi.

Demi Moore rikthehet kështu në Croisette, ku në vitin 2024 tërhoqi vëmendje me filmin “The Substance” të regjisores franceze Coralie Fargeat, një rol që shënoi rikthimin e saj në skenën e madhe të kinemasë ndërkombëtare.

ObserverKult


Lexo edhe:

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas