
Mendoj se do të të fajësoj
për vdekjen time
ama unë nuk të njoh
aq mirë
nëse do të të njihja
do të ishim të martuar tash
Për kënaqësi të plotë
(dhe të premtoj
se ekziston një gjë e tillë)
nuk mjafton të lexosh
midis rreshtave
se kjo është lojë fëmijësh
dhe ne nuk i duam aq shumë
fëmijët
Një ditë
do ta marrësh këtë libër
sikur
për herë të parë
dhe do t’i thuash vetes:
Nuk e di si ia doli
ky farë tipi
Rresht pas rreshti
ngrihet nga gjendja ime e vështirë –
nervi, do të thuash
nervi i hamamtë
Dhe e forcuar nga
indiferenca jote
ndaj çështjes
për të mos e përmendur
krejt çështjen e së
kaluarës
Do të kujtosh
sa e mirë ishe me mua
sa i mirë isha unë me ty
Dhe duke qëndruar në njëfarë
vendi komandues
si dritare apo shkrep
do ta njohësh
kënaqësinë e plotë
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:






