reklamë

Mujë Buçpapaj zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë

Mujë Buçpapaj, u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Votimi u bë këtë të martë në mbledhjen e Kuvendit të shtatë kombëtar për riorganizimin e LSHA. Buçpapaj foli për planet e së ardhmes, projektet dhe riorganizimin, teksa do të jetë në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Në këtë mbledhje krahas miratimit të ndryshimeve statutore, u votua pra edhe për kryetarin e ri dhe kryesinë e lidhjes.

Kryetari i ri i zgjedhur Prof. Dr. Mujo Buçpapaj u zotua se do ta përdorë përvojën dhe ekspertizën e tij për të rigritur Lidhjen dhe frymën opozitare në emër të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore që po rrënohet.

Kuvendi i shtatë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë kishte si qëllim riorganizimin e Lidhjes me rreth 50 mijë anëtarë, rikthimin e Lidhjes pas 20 vjetësh ndërprerje të veprimtarisë si dhe formulimin e një programi bashkues për të formuluar politika kulturore./syri.net

Për më shumë klikoni në videon më poshtë:

ObserverKult


Lexo edhe:

Ndue Dedaj: Fjalë të huaja “shqipe”