reklamë

“Hyji yn'”, poezi nga Valmir Aziri

duart e gjyshit çarë
tuj prit gacat e ferrit
mos me ta prek trupin
Hata nana ime po thotë
i ka ra Malit
si nuk është dëgjuar prej kohësh
qyshkur i jemi lutur diellit e hanës

Asht randë, toka kur bëhet varr bir

çal unë trupin
marr edhe një hovë
kap duart e asaj
që ta lan trupin me vaj
e ngjitemi yjeve me duart nalt
e sytë shkret
prej netësh dekadash

përtej diellit e hanës
t’kërkojmë ty Hyji ynë
me ia ngjit trupit dritën
dritën e jetës
e të frymës tane për mote.

ObserverKult


Lexo edhe:

Valmir Aziri: Sa varre do të më duhen