reklamë

Sami Hajra: Monolog

Jam m’su me hesht’
Tuj përpi fjalët e mia memece
Deri te zoti yt

Taverna e shpifur
N’qytetin tim që zukatë
Do rrij hapur për mua

Do hap një verë të vjetër
Sa turpi i Evës
Për t’ia mbyllë gojën vetës

Ty, dikush mund t’i puthë gjinjtë sonte
E t’bësh në fund edhe dushin e zhgënjimit

Ndoshta dhe mund t’i lutesh zotit tand
Që ka heshtë ma zi se unë!?
Nuk e di…!

A thua çka do pijshë ti sonte
Përveç turpit
E naj k’shille të ultë nga besa?!

ObserverKult


Lexo edhe:

Pyetësori i Prustit/ Sami Hajra: Letërsia nuk më lë të ndjej lodhje…