reklamë

Shazim Mehmeti: Nuk kam punë me veten…

Shazim Mehmeti

Nuk kam punë me veten.
Nuk kam hequn dorë nga vetja,
por e anasjellta ka ndodhun.
Jam i lirë, tashma.
I lirë, me ba ç’due.
I lirë, me ba gjana t’pamunduna.
I lirë, me ndezë zjarre, n’sytë e ditëve.
I lirë, me ua prekë bishtat réve,
që mplakun, mplakun,
si dele murge,
akoma mëtojnë
me kullotun qiejsh.
Ma përtej jetës,
ma përtej lirisë, jam i lirë.
I lirë si qeni im, kur e lanë andrrat, zani, lehja,
dhe s’e kuptonte, tamam, tamam,
se prej dy gjanash, i duhej me ba nji gja:
o me e ngranë t’pëgërën e vet,
o me u gatitë…
me shkue…
me ngordhë…

ObserverKult


Lexo edhe:

Shazim Mehmeti: Jashtë dhe mbrenda meje, ka ra muzgu…