reklamë

Valmir Aziri: Amanetet e saja

Si lihet dhembja
pas një çerek shekulli
ku ta vendos
s’kam si ta shkep
syt me të jan’ m’su
Lëkura krejt me piktura
t’saja janë

ballin pa flokë
ajo ma la
shpirtin kaz’m
zemrën hon
trupin shprishur
amanet i dhembjes më kanë mbet

E la për do kohë
e ik unë Bosforit
a n’atleje
apo në shkrimin e një poezie
seç më gjen papritmas
si një dashnore e tërbuar
më ngjitet trupit
vrullshëm e më mund

n’dy gjunjë i lutem

aman lerëm t’i pres do agime
me lule jargavni n’dorë
e amalgamën e kangëve
t’zogjve dhe aromën e flladit
t’i kem sihariq nga Hyju.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Hyji yn’”, poezi nga Valmir Aziri