
Ju ftojmë t’i lexoni dy poezi nga autori, Uran Krasniqi:
NGROHTËSIA E SHTËPISË
Dimrat tanë ishin të ftohtë
Askush s’kishte dru mjaftueshëm për zjarr
Vetëm një rast ishte për t’u ngrohur tamam në shtëpitë tona
Kur pushtuesi i dogji ato
Po ne nuk ishim aty
Po shihnim flakët nga larg
Dhe po ngrinim nga të ftohtit
SI DIKUSH QË IA KANË DJEGUR SHTËPINË
Kur armiku ta djegë shtëpinë
aty nuk ka vetëm shkatërrim
ka edhe ndërtim
brenda njeriut
nis të ndërtohet malli për shtëpinë
një objekt shumëkatësh nostalgjie
me dëshira të renditura nëpër hyrje të veçanta
për të parë çdo gjë tënden
vetëm edhe njëherë
*Nga “Zemër me lëkurë leopardi”, 2022.
ObserverKult
Lexo edhe:






