
Du me t’dashtë…
Kur m’shket bota para syve
Tretet n’hijet e tua t’harrueme.
N’hapat e tu pa za.
Du me t’dashtë.
E t’du
Te secili që erën tane s’e ka.
Du me t’dashtë.
Njashtu si ditën e parë kur n’dashni me ty kam ra
Tu t’pa, pa t’prekë, pa t’pasë.
Veç njashtu si di unë, du me t’dashtë.
Du, t’du.
Po ti je i shtirë me u dashtë
E unë mos me dashtë nuk di…
Krejt rrugtë e mia
N’fund m’kthejnë diku ngat teje.
Kur s’di kush jam as çka po lypi prej nji dynjaje që gja me m’dhanë s’ka.
N’fund t’krejt rrugëve t’mia s’gjej gja pos nji vetes që s’e njoh…
E mjerë, e dërrmueme…
Krejt andrrat e mia m’kthejnë te ti.
Ti, andrra jem e rrënueme.
ObserverKult
Lexo edhe:






