reklamë

Zgjim Sherifi: Pluskoj ngadalë nëpër ditë

I hutuar dhe frikësuar për kohën e ardhme,

jo frikë ndaj kohës si kategori gramatikore!

Shumë sy më shikojnë dhe presin përgjigje. Sy të dashur, të nevojës dhe grabitqarë.

Mendimet më janë bërë ligatinë, koha për përpjekje, për të dalë nga lëkura, për të trazuar lëkurën e vjetër, ka ardhur

Sa fjalë të bukura!

Koka më është bërë këmbanë e ndryshkur!

Pozita në hapësirë?

Brenda këtyre mureve, kush jemi ne?

Ç’përgjigje kërkojmë?

Ngado që e kam kthyer kokën, kam parë dështim, kurse suksesi është sa vrimat e gjetheve

Lundroj në ligatinën e nostalgjisë, por aty është gijotina.

Nostalgjia, gijotina ime!

Një zë buqet, aq fort sa për pak theu qiellin

zë i brendshëm, i padëgjueshëm nga jashtë, lloj qetësie si arma me qetësues

Break on Through (To the Other Side) tingëllon diku, tingëllon si një paralizë gjumi.

Pluskimi vazhdon.

ObserverKult