
Nga: Blerim Valla
Edicioni i tretë i festivalit “Ditët e Shqiptarit” në Gjakovë fillon sot më 17 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2026. Ky organizim i Fondacionit për Gjakovën sjell një program të pasur kulturor, përfshirë muzikë, filma dhe panele diskutimi.
Vendet ku do të mbahen aktivitetet e këtij ecicioni të 3-të do të jenë: Parku Kulturor “Ali Podrimja”, Çarshia e Vjetër, Çarshija e Jupave dhe hapësira të tjera në Gjakovë.
Hyrja do të jetë falas për të gjitha koncertet dhe aktivitetet.
Në edicionin e tretë janë planifikuar 22 koncerte ku do të performojnë emra të njohur të skenës shqiptare, si dhe legjenda të rokut dhe muzikës tradicionale. Përveç koncerteve, vizitorët mund të shijojnë kuzhinën tradicionale, aktivitete sportive dhe koloninë e piktorëve.
Për të shijuar një përmbledhje të atmosferës dhe energjisë së këtij festivali të veçantë:
Nata e parë fillon me panelin diskutues “Kultura si Arkitekturë e Përkohshme: Rigjallërimi i Hapësirave Publike në Gjakovë” në Parkun “Ali Podrimja” dhe më pas vazhdon me performancën e grupit HAWOLF dhe legjendave të muzikës grupit ELITA 5.
Qyteti i Gjakovës, falë Fondacionit për Gjakovën dhe festivalit Ditët e Shqiptarit, është duke u kthyer për tri vite radhazi në një nga manifestimet më të mëdha kulturore-artistike në Kosovë.
Ndërsa ky edicion për 12 ditë gjegjësisht për katër vikende me radhë, Gjakovën do ta kthejë në një skenë të hapur ku bashkohen artistë, këngëtarë, muzikantë, panelistë, piktorë, sportist dhe krijues nga Shqipëria, Kosova dhe mbarë trojet shqiptare. Programi është ndërtuar rreth katër shtyllave kryesore: Muzikës, Kulturës, Aktiviteteve Outdoor dhe Tradicionale, dhe mbahet në disa nga lokacionet më të bukura të qytetit të Gjakovës dhe Malësisë – Parku “Ali Podrimja”, Çarshia e Vjetër, Çarshia e Jupave, Kanioni i Drinit, Shkugëza, Kosharja dhe Maja e Gjeravicës dhe Valbona.
Gjatë ditëve në vijim, Gjakova do të jetë vendtakimi i muzikës, kulturës, traditës dhe aktiviteteve të shumta që sjellin në një vend energjinë dhe larminë e traditës, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.
Gjakova dhe gjakovarët për 12 ditë – 4 javë ju mirëpresin në këtë festë të madhe të kulturës shqiptare! Duke sjell një muaj art, kulturë dhe shumëçka nga kultura shqiptare në përgjithësi, e në veçanti ajo e Gjakovës!
Festivali hapet zyrtarisht më 17 korrik në orën 20:00 në Parkun “Ali Podrimja”, me panelin “Kultura si Arkitekturë e Përkohshme: Rigjallërimi i Hapësirave Publike në Gjakovë”. Nata e parë vazhdon me koncertin e HAWOLF, në Parkun ‘’Ali Podrimja’’ dhe në Çarshinë e Vjetër me legjendat e muzikës shqiptare – ELITA 5.
Edicioni i tretë sjell 22 koncerte ku në skenat e Gjakovës performojnë artistë të njohur si: Alban Skenderaj, Aleksandër Xhoka, Elton Deda, Eugent Bushpepa, Rona Nishliu, Dren Abazi, Petrit Çarkaxhiu, Redon Makashi, Don’t Listen To Your Neighbors, Offchestra, Armend Xhaferi Trio, Minatori, e shumë të tjerë.
Në dy edicionet e para, “Ditët e Shqiptarit” ka arritur të mbledh mbi 200.000 vizitorë, dhe ka arritur mbi 40 milionë shikime në rrjetet sociale dhe ka gëzuar mbulim mediatik vendor e ndërkombëtar, duke u kthyer në një traditë verore që bashkon artin, historinë dhe frymën shqiptare në zemër të Gjakovës.











ObserverKult
Lexo edhe:






