reklamë

Shqiponja Axhami: Nuset e asaj kohe ishin prej ari

shqiponja axhami

Në kohën e aksioneve
Nuset nuk i njihnin unazat prej ari.
Unazat e tyre bliheshin
Në kinkaleri të thjeshta,
Me gurë kauçuku dhe mbështjellë alumini.

Gushët u rëndonin
Nga rruaza të kuqe, të bardha
Prapë kauçuku.
Në dorë lule kauçuku.
E tëra ishte aq artificiale
Sa gjerbte revoltë.

Por nuset e asaj kohe ishin prej ari
Ari i tyre shpërthente,
Pas tre të shtënave të pushkës
Që dëshmonin virgjinitetin.
Oh, llavë ari mbi pambukun
E një krevati të thjeshtë,
Salduar me mbetjet prej hekuri të ofiçinës,
Do pudroste një tufë me fëmijë.

Nuset e asaj kohe ishin prej ari.
Një tokë e qëndrueshme plot me luledielli.
Mbi të cilën harpon një ylber i përjetshëm
Duke injoruar të gjitha bizhutë e botës.

ObserverKult